Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Krasniqi i zhgënjyer në gjyqtarin Çaka: E çuditshme, ishte 20 metra larg meje dhe më përjashtoi për protestë
    Ballina-2

    Krasniqi i zhgënjyer në gjyqtarin Çaka: E çuditshme, ishte 20 metra larg meje dhe më përjashtoi për protestë

    20/04/2024 18:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani e Drita sot kanë zhvilluar një superndeshje në Suharekë e cila përkundër që solli katër gola nuk prodhoi fitues duke u mbyllur me rezultat 2:2.

    Drita ishte shumë më afër fitores pasi udhëhoqi m e rezultat 1:2 deri në minutat shtesë kur barazoi Gripshi, shkruan Ballkani.info.

    Megjithatë njëri nga momentet vendimtare ishte përjashtimi i kapitenit të Dritës, Besnik Krasniqi pas dy kartonëve të verdhë. Drita ishte duke fituar dhe pasi mbeti me një lojtar më pak erdhi barazimi që edhe mund të cilësohet se largimi i Krasniqit ndikoi në rezultat.

    Ai në një bisedë për Ballkani.info ka thënë se është i zhgënjyer me atë vendim pasi gjyqtari Dardan Çaka, ishte 20 metra larg tij dhe e ndëshkoi me karton të dytë të verdhë me pretekst se po proteston.

    “Sa i përket kartonit është e çuditshme dhe nuk është e mundur me të ndeshku me kartonin e dytë për shkak të protestës. Ma ka dhënë kartonin e dytë derisa ishte larg meje gjyqtari 20 metra, ai vjen dhe me jep kartonin e dytë, nuk di çfarë të them”, ka thënë Krasniqi duke folur me pas edhe për tensionet në fund.

    “Ky ishte derbi dhe protestimet janë normale janë pjesë e lojës”, ka përfunduar Krasniqi. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.