Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Krasniqi: Ndaj Zvicrës do të japim maksimumin, jemi shumë të motivuar
    Ballina-1

    Krasniqi: Ndaj Zvicrës do të japim maksimumin, jemi shumë të motivuar

    16/11/2023 18:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Hajvali para udhëtimit për në Bazel, ku të shtunën do të përballet me Zvicrën, në ndeshjen e parafundit në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024.

    Ndonëse me gjasa të vogla për kualifikim, matematikisht Dardanët ende janë në lojë për të siguruar një biletë për Evropianin që do të mbahet në Gjermani, pas barazimit të mbrëmshëm të Zvicrës me Izraelin, por për t’i arritur këtij qëllimi përveçse duhet fituar dy ndeshjet e fundit, duhet që Zvicra dhe Izraeli të mos fitojnë pikë ndaj Rumanisë.  Optimizmin para udhëtimit për në Bazel e shfaqi edhe futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi, i cili pati paraqitje shumë të mirë kundër Izraelit.

    “Titullar me Izraelin? Ishte një ndjenjë fantastike, pasi ishte ndeshja ime e parë në 11-shen titullare. Ishte një ndeshje mjaftë e vështirë në një fushë të rënduar, por kemi dhënë maksimumin dhe besoj se jemi paraqitur mirë. Zvicra? Stadiumi pritet të jetë pothuajse i mbushur me përkrahës shqiptar. Na pret një duel shumë i vështirë, pasi dihet nivelin të cilin e ka Zvicra, por ne jemi shumë të motivuar, pasi e dimë se në stadium do ta kemi përkrahjen e madhe dhe shpresojmë në pikët maksimale. Gjasat? Matematikisht jemi ende në lojë, por dihet se do të jetë e vështirë. Ne do ta japim maksimumin, pastaj të shohim pas përfundimit të ndeshjes”, ka thënë Krasniqi.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.