Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Krasniqi zyrtarizohet te skuadra ukrainase
    Ballina-2

    Krasniqi zyrtarizohet te skuadra ukrainase

    13/01/2026 15:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ilir Krasniqi ka lëvizur brenda Ukrainës, ndërsa do të luajë tash e tutje për skuadrën që e kërkon titullin e kampionit. Mbrojtësi i Kosovës nga Kolos Kovalivka është transferuar te Polissya Zhytomyr, që pritet të luftojë për vendin e parë.

    Pas stinorit vjeshtor, Polissya është në vendin e tretë me 30 pikë, pesë më pak se LNZ Cherkassy ku luan Muharrem Jashari dhe Shakhtar Donetsku i famshëm.

    Kolosi është i gjashti me 25 pikë.

    25-vjeçari te Kolosi ishte lojtar i rëndësishëm. Te Polissya po ashtu pritet të jetë përforcim i madh. 

    “Kontrata me lojtarin është firmosur për tri vjet e gjysmë. Ai do të luajë me numrin 16 te Polissya. Krasniqi ka përvojë në Premier Leaguen e Ukrainës, që do t’i ndihmojë të përshtatet më shpejt në klubin e ri.  25-vjeçari është i njohur për etikën e punës, vizionin në fushë dhe aftësinë për të vepruar me sukses në qendër të mbrojtjes dhe në zonën defenzive. Ilir Krasniqi ka 17 paraqitje me ekipin nacional të Kosovës”, shkruan ndër të tjera në prezantimin që Polissya i ka bërë Krasniqit.

    Kjo skuadër e angazhoi një lojtar edhe të hënën, ndërsa ka vazhduar me disa të tjerë. Ndërkohë më 25 dhjetor e transferoi edhe mesfushorin e Kosovës, Lindon Emërllahun nga Cluji rumun.

    Pra Krasniqi e Emërllahu do të jenë bashkëlojtarë në Ukrainë. Bashkëlojtarë te Metalist 1925 janë Baton Zabërgja e Ermir Rashica.

    Krasniqi ka luajtur për Fushë Kosovën e KEK-un, ndërsa zhvillim të hovshëm bëri te Llapi. Prej Llapit u transferuar te Kolos Kovalivka më 11 shtator të vitit 2024. Tashmë është pjesë e rëndësishme e Kosovës. Në kualifikimet e rregullta për Botërorin 2026 ishte prej lojtarëve të rëndësishëm të mbrojtjes. 

    Sipas mediave ukrainase, Polissya ka ndarë rreth 2 milionë euro për të siguruar shërbimet e Krasniqit.

    Ai i ka 36 ndeshje në kampionatin ukrainas, ndërsa në edicionin aktual u paraqit 16 herë.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.