“Krenar për rrugëtimin tënd në Kupën e Botës” – Arsenali në mbështetje të Xhakës pas eliminimit

Përfaqësuesja e Zvicrës me në krye dyshen shqiptare, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin janë eliminuar nga Kupa e Botës në 1/16 e finales nga Portugalia e cila triumfoi thellë dhe siguroi “biletën” për çerekfinale. “Helvetikët” u mposhtën 6:1 nga kombëtarja iberike. Mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës pas eliminimit i ka ardhur përkrahja nga klubi i tij,
Përfaqësuesja e Zvicrës me në krye dyshen shqiptare, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin janë eliminuar nga Kupa e Botës në 1/16 e finales nga Portugalia e cila triumfoi thellë dhe siguroi “biletën” për çerekfinale.
“Helvetikët” u mposhtën 6:1 nga kombëtarja iberike.
Mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës pas eliminimit i ka ardhur përkrahja nga klubi i tij, Arsenali.
Klubi anglez në faqen zyrtare të tyre kanë publikuar një fotografi të Granit Xhakës duke shkruar se janë krenar për të.
“Krenar për rrugëtimin e Granitit tonë në Kupën e Botës” – shkruan Arsenali.
Proud of our Granit's World Cup journey ❤️ pic.twitter.com/Vse7GmYmjb
— Arsenal (@Arsenal) December 6, 2022



