Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Krerët e federatave në drekë zyrtare, presin lojë të fortë e spektakël futbolli në Bukuresht
    Ballina-2

    Krerët e federatave në drekë zyrtare, presin lojë të fortë e spektakël futbolli në Bukuresht

    12/09/2023 16:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në prag të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte kundër Kombëtares së Rumanisë, në stadiumin “National Arena” në Bukuresht, në orën 20:45, presidenti i Federatës rumune, Razvan Burleanu ka shtruar drekë zyrtare për delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës, në krye me presidentin Agim Ademi. Në drekë ishte i pranishëm edhe presidenti.

    Numri 1 i futbollit rumun i shprehu mirëseardhje Kosovës në Rumani, teksa vlerësoi raportet tejet miqësore me kreun e FFK-së. Ai theksoi se nuk do ta harrojë asnjëherë mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë dhe vuri në pah raportet e mira mes dy federatave, por në përgjithësi me federatat e regjionit.

    Burleanu po ashtu theksoi se pret ndeshje të fortë, duke pasur parasysh cilësitë e të dyja ekipeve, por edhe faktin që sot më shumë se loja të dyja ekipet kanë nevojë për rezultat për të shpresuar në kualifikim në Evropian. Nga ana tjetër, presidenti Ademi e falënderoi homologun e tij për mikpritjen dhe u shpreh i bindur se ndeshja e sotme do të jetë një spektakël futbolli, pasi të dy ekipet synojnë rezultatin pozitiv. Gjatë drekës u diskutua rreth bashkëpunimit ndërmjet dy federatave në segmente të ndryshme dhe rreth mundësisë së takimeve më të shpeshta mes federatave të regjionit, por edhe për historinë e dy vendeve.

    Në fund të drekës si zakonisht u shkëmbyen edhe dhurata, teksa të dy presidentët uruan për lojë të mirë e korrekte.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.