Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kreu i federatës rumune thotë se UEFA do ta gjobitë edhe Kosovën
    Ballina-2

    Kreu i federatës rumune thotë se UEFA do ta gjobitë edhe Kosovën

    25/09/2023 15:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Rumanisë (FRF), Razvan Burleanu ka lëshuar shumë akuza ndaj Kosovës, pasi përfaqësuesja rumune është gjobitur nga UEFA. UEFA e ka gjobitur Rumaninë me 52 mijë euro për shkak të incidenteve që ndodhën në duelin e luajtur në Bukuresht kundër Kosovës.

    Kjo ndeshje, që i takoi kualifikimeve për “Euro 2024” përfundoi me rezultatin 2:0, por u ndërpre për 50-të minuta në pjesën e parë për shkak të shpalosjes së mesazhit “Kosova është Serbi”. Për këtë gjobë të UEFA-s, ka reaguar edhe kreu i federatës rumune.

    Burleanu ka thënë se as Rumania nuk pati pritje të mirë kur luajti me Kosovën në Prishtinë dhe ai pret që UEFA të ndërmarrë veprime edhe ndaj FFK-së.

    “Lojtarët e Kosovës dolën nga fusha si rezultat i një protokolli të aplikuar nga UEFA, edhe pse ai protokoll nuk u ishte komunikuar të gjithëve. Kishte disa elemente të mbështetura nga mbrojtja jonë, në mënyrë që sanksioni të ishte sa më i ulët. Edhe ne, kemi pasur një trajtim krejtësisht të papërshtatshëm në Kosovë për atë që duam të promovojmë në futboll. Kosovarët hynë në fushë duke provokuar tifozët, duke synuar që ndeshja të mos përfundonte në fushë. Kosova ose kishte sanksione për atë që ndodhi në Prishtinë, ose është në prag të pritjes së tyre”, tha Burleanu.

    TË LIDHURA

    Reali “rrëmben” pozitën e parë

    15/02/2026 00:07

    Interi e fiton dramën e pesë golave ndaj Juventusit

    14/02/2026 23:48

    Pas “protestës” Cristiano Ronaldo rikthehet me gol, shënon ndaj Al Fetah

    14/02/2026 21:16

    Sulmohet gjyqtari në “Shani Nushi”, policia arreston një person

    14/02/2026 20:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.