Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kreu i FFK-së në LRF të Gjakovës, prioritet digjitalizimi dhe reformat 
    Ballina-1

    Kreu i FFK-së në LRF të Gjakovës, prioritet digjitalizimi dhe reformat 

    28/11/2024 09:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti Agim Ademi, i shoqëruar nga anëtari i KE-së, Ismajl Ajeti, pas vizitës në Pejë, qëndroi për vizitë pune edhe në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Gjakovë, ku u prit nga kryetari Agim Nura dhe bashkëpunëtorët e tij. Edhe ky takim ishte në kuadër të angazhimit të FFK-së për reforma dhe përmirësimin e organizimit rajonal.

    Në diskutim u vunë prioritetet strategjike, duke përfshirë avancimin e sistemit të digjitalizimit dhe riorganizimin e strukturave rajonale. Po ashtu, u analizuan sfidat dhe nevojat e këtij regjioni për ta rritur efikasitetin dhe për ta përmirësuar koordinimin në funksion të komunitetit të futbollit.

    Edhe në këtë takim kreu i FFK-së theksoi rëndësinë e një organizimi më modern dhe më funksional, duke shtuar se procesi i digjitalizimit që ka nisur tashmë do të transformojë mënyrën e funksionimit të Lidhjeve Rajonale.

    Presidenti Ademi theksoi se reformat dhe programi i digjitalizimit do të krijojnë kushte më të mira për klubet, shkollat e futbollit dhe gjithë komunitetin sportiv, duke sjellë transparencë dhe efikasitet në punë.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.