Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Krisje raportesh me  Xavit e  Lewandowski te Barcelona
    Ballina-2

    Krisje raportesh me  Xavit e  Lewandowski te Barcelona

    22/12/2023 14:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas titullit të fituar sezonin e kaluar, Barcelona nuk po kalon një periudhë të mirë. Skuadra e Xavit tashmë është shtatë pikë prapa Realit të Madridit në renditje dhe, mbi të gjitha, nuk po arrin të gjejë vazhdimësi në rezultate dhe paraqitje.

    Ndeshjet e fundit, mes Ligës së Kampionëve dhe kampionatit, kanë qenë shqetësuese dhe sidomos e fundit ndaj Almerias, e fituar 3-2, duket se ka lënë disa pasoja.

    Siç raporton “Mundo Deportivo”, shpërthimi i trajnerit pas ndeshjes nuk është rast i izoluar. Xavi ishte shumë i zemëruar me lojtarët në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, e cila përfundoi me rezultatin 1-1 (Leo Baptistao iu përgjigj golit të Raphinhas). Ish-mesfushori mësohet se ka thënë fraza të tilla si: “Dua të vraponi si derrat”, përpara se të sulmonte hapur një të paprekshëm si Robert Lewandowski.

    Sulmuesi polak ka shënuar vetëm 9 gola në të gjitha garat deri më tani dhe në La Liga ai ka e gjetur rrjetën vetëm në një nga 5 ndeshjet e tij të fundit.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.