Futboll ndërkombëtar

Kroatja Knoll bën parashikimin para duelit me Argjentinën

Kroatja Knoll bën parashikimin para duelit me Argjentinën

Ivana Knoll, modelja kroate që i ka bërë të gjithë për vete në Kupën e Botës “Katari 2022”, ka bërë një parashikim unik për rezultatin e ndeshjes gjysmëfinale ndërmjet Kroacisë dhe Argjentinës që zhvillohet sonte prej orës 20:00. E këtë parashikim, kroatja e ka ndarë me më shumë se 2.5 milionë ndjekësit e saj në

Besnik Batusha

Ivana Knoll, modelja kroate që i ka bërë të gjithë për vete në Kupën e Botës “Katari 2022”, ka bërë një parashikim unik për rezultatin e ndeshjes gjysmëfinale ndërmjet Kroacisë dhe Argjentinës që zhvillohet sonte prej orës 20:00.

E këtë parashikim, kroatja e ka ndarë me më shumë se 2.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Parashikimin për ta zbuluar fituesin e ndeshjes Kroaci – Argjentina, e ka bërë në mënyrë gazmore. Në videon tërheqëse, ishin dy tifozë të veshur me fanellat e Kroacisë dhe Argjentinës, dhe sfida e saj ishte t’ia kalonte topin me saktësi skuadrës që mendonte se do të fitonte.

“Parashikimi im për gjysmëfinalen ndërmjet Kroacisë dhe Argjentinës? Kroacia fiton me siguri!”, ka shkruar Ivana Knoll. Goditja e saj ishte drejt e në cak, teksa e goditi topin me saktësi të përsosur drejt mashkullit të veshur me fanellën e Kroacisë.

ArgjentinaKroaciaKroatja Knoll

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions