Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kroos është magjik por ai vazhdon të mbetet modest: Merita ishte e Vinicius, ju shpjegoj pse
    Ballina-1

    Kroos është magjik por ai vazhdon të mbetet modest: Merita ishte e Vinicius, ju shpjegoj pse

    01/05/2024 15:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Toni Kroos zhvilloi një ndeshje të madhe në Mynih përballë Bayernit, ish-skuadrës së tij. Mesfushori gjerman “shpiku” një asist fantastik për Vinicius Junior, që zhbllokoi gjysmëfinalen e parë të Championsit.

    Bayerni dhe Reali e mbyllën në barazim 2-2 duelin e parë mes tyre, ndërkohë që në datën 8 maj do të mësohet në mitikun “Santiago Bernabeu” skuadra që do të kalojë në finalen e 1 qershorit në Wembley.

     “Vura re që qendërmbrojtësit e Bayernit e ndiqnin Vinin në çdo moment. Unë e di që Vini gjithmonë vrapon për të krijuar hapësira. Kështu që gjithë meritat i takojnë atij.

    Ai ia doli të krijonte një ‘vrimë’ në mes të mbrojtjes bavareze. Pasimi im ishte ok”, u shpreh modesti Kroos, duke i kaluar sulmuesit brazilian të gjithë meritat e golit të parë të “Los Blancos”.

    Leroy Sane dhe Harry Kane (p) përmbysën përkohësisht rezultatin për vendasit në pjesën e dytë, por Vinicius Jr realizoi të dytin personal me penallti dhe evitoi humbjen e Realit. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.