Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kroos i thotë lamtumirë futbollit: Ëndrra u shkatërrua
    Ballina-2

    Kroos i thotë lamtumirë futbollit: Ëndrra u shkatërrua

    05/07/2024 22:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Spanja mundi Gjermaninë 2-1, këtë të premte, në çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2024. Me këtë vendasit u eliminuan, duke bërë që Toni Kroos t’i thotë lamtumirë futbollit pa titullin që kishte ëndërruar.

    Pas ndeshjes, numri “8” u pyet për mbylljen e karrierës në një mënyrë që ai nuk e priste dhe ai foli gjithë sinqeritet.

    “Të gjithë së bashku kishim një synim të madh (që ishte fitimi i Kampionatit Evropian). Kjo ëndërr tashmë është shkatërruar, edhe pse e dimë që Gjermania ka pasur një turne të mirë”, tha mesfushori pas ndeshjes, duke bërë të qartë se pjesëmarrja gjermane ishte pozitive dhe duke falenderuar mbështetësit.

    “Ne të gjithë mund të jemi krenarë. Do të jem i lumtur nëse mund të ndihmoj pak, në mënyrë që ne, në futbollin gjerman, të mund ta pretendojmë përsëri atë trofe”, shtoi ai.

    Në fushë golat e ndeshjes u shënuan nga Dani Olmo, në fillim të pjesës së dytë, Florian Wirtz, në fund të kohës së rregullt të takimit, dhe Mikel Merino, në minutat e fundit të kohës shtesë.

    Tani, Spanja pret fituesin e Portugali – Francë për të zbuluar se me kë do të përballen në gjysmëfinale të Euro 2024.

    TË LIDHURA

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39

    Fisnik Asllani: Nuk jam më 18 vjeç, sigurisht që mendoj për të ardhmen

    22/12/2025 15:48

    Kosova e mbyll vitin 2025 si e 80-ta në renditjen e FIFA-së

    22/12/2025 14:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.