Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kryetari Hyseni viziton SC Gjilanin në Antalya Camp
    Ballina-2

    Kryetari Hyseni viziton SC Gjilanin në Antalya Camp

    30/01/2025 12:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar ekipin e Gjilanit në Antalya të Turqisë, kampin ku futbollistët e Sport Club Gjilani po përgatiten për pjesën pranverore të kampionatit.

    I pari i qytetit ka takuar futbollistët dhe stafin duke ndarë momentet më të mira me ta. Hyseni përveçse ka premtuar mbështetje për klubet e qytetit dhe për Sport Club Gjilanin gjithashtu, ai është zotuar që do të jetë afër grupit në çdo sfidë.

    Drejtori sportiv Ertan Demiri dhe menaxheri i klubit Drilon Sylejmani e kanë falenderuar Hysenin edhe për subvencionin e ndarë për këtë fazë përgatitore, pasi që kanë theksuar se humbjet e mëdha financiare për mos zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin kryesor të qytetit kanë ndikuar jashtë mase.

    Në emër të futbollistëve foli kapiteni i skuadrës Edison Kqiku, i cili e falenderoi kryetarin Hyseni për vizitën në radhë të parë dhe për mbështetjen e dhënë për klubin. Kqiku, së bashku me futbollistët e tjerë të skuadrës dhuruan një fanellë për kryetarin Hyseni dhe ftuan të jetë prezent në ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.

    Hyseni vizitoi gjithashtu pjesën tjetër të skuadrës në seancën e fundit stërvitore të cilën “kuqebardhët” e realizuan para se të niseshin për në Kosovë.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.