Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kryetari i “Dardanëve” i kërkon falje Amir Rrahmanit, pati tensione mes tyre pas lojës
    Ballina-1

    Kryetari i “Dardanëve” i kërkon falje Amir Rrahmanit, pati tensione mes tyre pas lojës

    16/10/2024 21:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Festa e futbollistëve të Kosovës pas fitores mbrëmë me tifozët “Dardanët” nuk shkoi edhe aq mirë.

    Nga një video shihet një nervozizëm nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. 

    Ai duket se pati një diskutim jo të këndshëm me kreun e “Dardanëve”, Lulzim Berishën.

    Thuhet se krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kombetares janë njoftuar menjëherë pas ndeshjes nga Rrahmani per rastin mes tij dhe kreut të “Dardanëve”.

    E tani ka ardhur edhe reagimi nga vet Lulzim Berisha, i cili ka kërkuar falje publike.

    “Pas raportimeve te fundit mediale, si kryetar i Dardanëve dhe ne emer te krejt tifogrupit, deshirojme qe t’i kerkojme falje kapitenit tone Amir Rrahmanit dhe cdo lojtari apo stafit te gjithembarshem nese eshte ndier i ofenduar nga ndonje keqkuptim apo nga ndonje fjale e leshuar nga dikush prej tifozeve qe jodomosdoshmerisht nenkupton se eshte pjese e Dardanëve. Qellimi im si Lul nuk eshte ta ofendoj askend nga lojtaret. Te njejten gje mund ta them edhe per kryesine tone te tifogrupit. Ne kemi qene ne cdo veshtiresi te Kosoves prane kombetares tone dhe ketyre lojtareve. Kemi qene edhe kur te tjeret e kane share. Kemi qene dhe i kemi mbrojtur e perkrahur ne Shkoder, Mitrovice, Prishtine apo kudo ne Evrope. Kosova eshte mbi secilin. Ne jemi per ta mbrojtur interesin e kombetares. Prandaj edhe nese dikush eshte prekur nga kombetarja apo stafi ta pranojne kerkimfaljen tone. Qellimi yne eshte fisnik qe nga dita e pare. Do te jemi gjithmone tifozet besnike prane kapitenit Rrahmani, lojtareve dhe trajnerit. Sepse Kosova eshte ajo qe na bashkon dhe qe na bene diten, javen, muajin dhe vitin me te bukur. Gabimet jodashakeqese nuk perjashtojme rastin qe mund te kene ndodhur. Konstantja qe mbetet eshte dashuria per Kosoven”, shkroi Berisha në profilin e tij në Facebook.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.