Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kryetari i dardanëve thërret tifozët: Po mobilizohemi, ju ftojë të na bashkoheni të gjithë
    Ballina-1

    Kryetari i dardanëve thërret tifozët: Po mobilizohemi, ju ftojë të na bashkoheni të gjithë

    15/05/2024 20:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Numri një i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, Lulëzim Berisha përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrjet të gjithë tifozëve kosovarë që t’i bashkohen dhe të mobilizohen maksimalisht në mbështetje të Kosovës në rrugën drejtë kualifikimit për Evropian.

    “Njoftojmë për nismën e re që kemi menduar ta ndërmarrim. Ajo ka të bëjë me shtrirjen e përfaqësimit tonë edhe në shumë qytete tjera brenda vendit dhe po ashtu shumë edhe në mërgatë.

    Për fillim, ato qytete në fjalë janë: Peja, Gjakova, Podujeva, Lipjani, Istogu, Kamenica, Kaçaniku, Skenderaj, Theranda, Drenasi dhe Klina”, ka shkruar Berisha ndër të tjera.

    Postimi i plotë:

    NJOFTIM

    Si lider i Dardanëve, njoftoj të gjithë dashamirët e Kombëtares së Kosovës se jemi më të vendosur se kurrë që para ndeshjeve kualifikuese të shtatorit t’i bëjmë përgatitjet që na takojnë neve si tifozëri përkitazi me standardet më të larta.

    Andaj njoftojmë për nismën e re që kemi menduar ta ndërmarrim. Ajo ka të bëjë me shtrirjen e përfaqësimit tonë edhe në shumë qytete tjera brenda vendit dhe po ashtu shumë edhe në mërgatë.

    Për fillim, ato qytete në fjalë janë: Peja, Gjakova, Podujeva, Lipjani, Istogu, Kamenica, Kaçaniku, Skenderaj, Theranda, Drenasi dhe Klina.

    Inkurajojmë njerëzit që kanë autoritet, respekt dhe peshë nga këto qytete që të shprehin interesim për të qenë përfaqësues lokalë të Dardanëve. Përfitimet do të ishin të shumta, përfshirë të qenët pjesë në shpërndarje të biletave për ndeshjet e kombëtares në këto qytete, për tifozët besnikë dhe të zjarrtë të këtyre ngjyrave.

    Së bashku me kryesinë e Dardanëve në ditët në vijim do t’i komunikojmë edhe publikisht idetë tona të zgjerimit dhe organizimit të ri të tifogrupit.

    Ndërkohë presim me plot bujari të na kontaktoni privatisht për të shprehë interesim paraprak. Jemi gati për t’u zgjeruar. Çdo njeri me vlerë është i vlefshëm. Ju presim! ⚽️????????. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Ishte deklaruar gay, futbollisti i Serie A tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

    21/08/2025 11:47

    Tri skuadra shqiptare sonte në aksion, synojnë historinë në garat e UEFA-s

    21/08/2025 11:41

    Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë

    20/08/2025 23:21

    Te Drita synojnë ta fitojnë “finalen” e parë në Prishtinë

    20/08/2025 20:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.