Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kryeziu flet pasi vendosi derbin në kampionatin zviceran
    Ballina-2

    Kryeziu flet pasi vendosi derbin në kampionatin zviceran

    04/12/2024 20:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në derbin e dytë të Zurichut brenda tre ditësh, ka një fitues pas 90 minutave.

    Zurichu të martën mbrëma e mposhti Grasshopperin 1:0, me golin e qendërmbrojtësit të Kosovës, Mirlind Kryeziu.

    Kryeziu shënoi në minutën e 71-të, ndërsa skuadra e tij avancoi në çerekfinale të Kupës së Zvicrës.

    Zurichu kishte katër ndeshje rresht pa fituar në Superligën e Zvicrës.

    Ndaj Grasshopperit kishte barazuar 1:1 më 30 nëntor.

    “Kur je pjesë e Zurichut që prej fëmijërisë dhe shënon në një ndeshje të rëndësishme, është padyshim ndjenjë e shkëlqyer”, ka thënë Kryeziu për “Nau.ch” pas ndeshjes.

    Ai golin ia dedikoi gjithë bashkëlojtarëve.

    “Kemi parë disa momente të lojës gjatë pushimit, ndërsa i zbatuam ato më së miri në pjesën e dytë”, është shprehur qendërmbrojtësi 27-vjeçar.

    Për Kryeziun ishte goli i dytë në 21 paraqitjet e edicionit aktual, në të gjitha garat. Ai i ka edhe dy asistime.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.