Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kryeziu përjashtohet për ndërhyrje të ashpër ndaj Imerit
    Ballina-2

    Kryeziu përjashtohet për ndërhyrje të ashpër ndaj Imerit

    04/08/2024 20:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mbrojtësi i Zuerichut, Mirlind Kryeziu është përjashtuar me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj sulmuesit të Young Boysit, Kastriot Imeri. Ndeshja Young Boys – Zuerich u zhvillua të dielën, ndërsa përfundoi baras 2:2.

    Kryeziu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 91-të. Mediumet në Zvicër raportojnë për ndërhyrje të rëndë të mbrojtësit të Kosovës ndaj sulmuesit të Zvicrës. “ishte faza e fundit e ndeshjes mes Young Boys dhe Zuerichut.

    Mirlind Kryeziu rrëzoi brutalisht Kastriot Imerin dhe mori karton të verdhë. Pastaj erdhi sinjali nga dhoma e VAR-it dhe gjyqtari Lukas Fahndrich ndryshoi vendim duke e ndëshkuar Kryeziun me karton të kuq. Kishte një shqetësim të madh për lojtarin e Young Boysit. Ai u shtri në tokë me fytyrë të shtrembëruar nga dhimbja dhe mjekët vrapuan në fushë. Imeri pas disa minutash vazhdoi lojën”, shkruan “20 Minuten”.

    Imeri në fushë u inkuadrua në minutën e 81-të. Për Zuerichun në pjesën e parë luajti edhe Bledian Krasniqi. Lindrit Kamberi u inkuadrua në pjesën e dytë. Për kampionin e Zvicrës, Young Boysin ishte pika e parë nga katër ndeshje të zhvilluara. Është në vendin e fundit, kurse Zuerichu ka shtatë pikë nga tri ndeshje.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.