Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kthesë e papritur: Dështon transferimi i Nicolas Jackson tek Bayern Munichu
    Ballina-2

    Kthesë e papritur: Dështon transferimi i Nicolas Jackson tek Bayern Munichu

    30/08/2025 19:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea ka informuar Bayern Munich se nuk do të procedojnë tutje me hapat për transferimin në formë huazimi të Nicolas Jackson dhe i kanë kërkuar atij të kthehet në Londër pas dëmtimit të Liam Delap.

    Delap pësoi një dëmtim të muskulit të kofshës gjatë fitores të shtunën ndaj Fulham dhe trajneri Enzo Maresca tha pas përfundimit të ndeshjes se ai priste që sulmuesi të qëndronte jashtë fushës deri në tetë javë.

    The Athletic raportoi të shtunën se Bayern kishte arritur një marrëveshje me Chelsea për të nënshkruar me Jackson, me marrëveshjen e propozuar për një huazim me mundësinë për ta blerë, me një paketë totale prej 80 milionë eurosh.

    Jackson, 24 vjeç, kishte marrë leje për të udhëtuar në Gjermani sot (e shtunë) për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te kampionët e Bundesligas.

    Delap, i cili kaloi nga Ipsëich Toën te Chelsea për 30 milionë euro këtë verë, u largua nga loja pas 14 minutash pas një dëmtimi të muskulit të kofshës dhe menjëherë tregoi me gishta në zonën e dëmtuar. Ai u zëvendësua nga Tyrique George.

    Dëmtimi i Delap dhe largimi i mundshëm i Jackson do të kishin lënë Joao Pedro, i cili u transferua këtë verë, si sulmuesin e vetëm të Chelseat.

    E ardhmja e Jackson te Chelsea ka qenë subjekt i pasigurisë gjatë gjithë verës, pasi ai mbeti pas dy futbollistëve të rinj, Delap dhe Joao Pedro, në hierarkinë e skuadrës në ‘Stamford Bridge’.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.