Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ku mbeti stadiumi i ri i Kryeqytetit i premtuar nga Përparim Rama?
    Ballina-1

    Ku mbeti stadiumi i ri i Kryeqytetit i premtuar nga Përparim Rama?

    11/04/2023 15:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    “Do të ndërtojmë stadumin e ri të kryeqytetit i cili do të jetë në shërbim të Kombëtares dhe kryeqytetit”, kjo ishte deklarata e të parit të Prishtinës, Përparim Rama dhënë në janar të këtij viti, gjatë një vizite që kishte me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi  në Stamboll të Turqisë.

    “Së bashku me Kryetarin e Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, vizituam Stadiumin Olimpik në Stamboll, në të cilin UEFA parasheh që të luhet finalja e Ligës së Kampionëve  dhe disa ndërtesa të tjera të rëndësishme.

    Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit  i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i UEFA category 4.

    Ky Stadium do të jetë në shërbim të ekipeve kombëtare dhe të Kryeqytetit”, kishte shkruar Rama në Facebook.

    Që nga ajo kohë nuk kemi parë më asnjë lëvizje në këtë drejtim, derisa infraatruktura në vend vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.

    Aktualisht i vetmi stadium që plotëson kriteret për ndeshje ndërkombëtare është “Fadil Vokrri”, por stërngarkesa në të, shpesh ka bërë që ai të rëndohet dhe të rrezikoi përjashtimin nga UEFA. Padyshim nga kjo situatë më se keqi po e përjeton edhe FC Prishtina e cila çdoherë kur ka ndeshje Kosova, duhet për dy javë (me synim që ta ruajtur fushën) të mos mund të luajë aty dhe strehë të kërkojë diku tjetër.

    Demokracia.com është munduar sot gjatë ditës të marrë informata më shumë nga Komuna e Prishtinës lidhur me atë premtimin e Ramës por ka qenë e pamundur, ndoshta edhe për shkak se sot është ditë pushimi në vend.

    Sido që të jetë numri një i FFK-së, Agim Ademi vazhdimisht ka shprehur gadishmërin që institucioni që ai drejton është gati të japë kontributin që Kosova të krijojë kushte sa më të mira për zhvillimin e futbollit, derisa është shumë e qartë që vetëm një stadium është shumë pak për një vend si Kosova që ka kaq shumë entuziazëm dhe dashamirë të futbollit. /Demokracia.com

    TË LIDHURA

    Drita e ‘mëson’ rrugëtimin e saj, në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

    28/06/2025 12:32

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.