Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kuç: Ballkani është në rrugë të mirë për titull, jam i lumtur në Suharekë
    Ballina-2

    Kuç: Ballkani është në rrugë të mirë për titull, jam i lumtur në Suharekë

    01/01/2023 21:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç ka thënë se ai me bashkëlojtarë janë në rrugë të mirë për të triumfuar në kampionat për herë të dytë rresht.

    Ai i ka dërguar këtë mesazh Dritës, kundërshtarin kryesor të Ballkanit këtë edicion për titull të kampionit.

    “Ne jemi gjithmonë favorit për titull, sidomos tani pas këtij suksesi. Jemi në rrugë të mbarë për të mbrojtur titullin”, tha Kuç për Demokracia.com.

    “Tani në janar bëhen katër vite që jam te Ballkani. Që nga dita e parë jam pritur mirë. Falë të gjithë njerëzve në Suharekë dhe të gjithë fansave, që më kanë pranuar dhe mbështetur që nga dita e parë. Unë jam i lidhur me kontratë me Ballkanin. Do të jem atje për sa kohë të jem i respektuar. E shijojë Suharekën. Kam takuar shumë miq të mirë. Familja ime dhe unë jemi të lumtur, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, shtoi ai.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.