Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kujtoi se simuloi, trajneri i Fenerbahçes godet lojtarin e ekipit të Jetmir Topallit (Video)
    Ballina-2

    Kujtoi se simuloi, trajneri i Fenerbahçes godet lojtarin e ekipit të Jetmir Topallit (Video)

    31/10/2022 22:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fenerbahce fitoi 2-5 ndaj Istanbulsporit, duke zhvlerësuar dygolëshin e Jetmir Topallit për ekipin vendas. Skuadra nga Stambolli regjistroi triumfin e katërt radhazi dhe kryeson kampionatin turk me 26 pikë të grumbulluara në 11 javë kampionat.

    Titulli i mungon Fenerbahces prej vitit 2014, teksa trajneri Jorge Jesus u bë protagonist negativ ndaj ekipit kundërshtar. Një nga lojtarët e Istanbulsporit u dëmtua në një moment, por ndryshe mendoi tekniku i famshëm portugez.

    68-vjeçari u afrua tek lojtari kundërshtar, e goditi lehtë dhe e ftoi të ngrihej në këmbë, duke qenë i bindur se po simulonte, edhe pse pranë tij nxitoi stafi mjekësor i Istanbulsporit për ta ndihmuar. Video është kthyer virale në rrjetet sociale.

    Ka qenë sulmuesi kosovar, Jetmir Topalli që i shënoi të dy golat për Istanbulsporin. /Gazeta Sport/

    jorge jesus'un boşuna yerde yatan istanbulsporlu oyuncuya tepkisine bakın ahsdhaha pic.twitter.com/c2riMCrpC4

    — enes jimenez (@attiIaszaIai) October 31, 2022
    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.