Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kuka: Trajnerin serb gati e kapi zemra prej suksesit të shqiptarëve
    Ballina-2

    Kuka: Trajnerin serb gati e kapi zemra prej suksesit të shqiptarëve

    06/12/2022 20:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i xhudos, Driton Kuka është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me suksesin e sportistëve shqiptar nëpër botë, duke u nisur nga suksesi i fundit i Zvicrës kundër Serbisë në Kampionatin Botëror, aty ku dy futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin protagonistët kryesor.

    Në postimin e tij në Facebook, Kuka ka thënë se edhe në sport ka politike dhe se mund të shihet në çdo garë të madhe.

    Ai ndër të tjera ka thënë se shqiptarët gjithandej nëpër botë po tregojnë vlera e kjo po sjell situata si të atij shumë të rënda për kundërshtarët, siç ishte situata me trajnerin e Serbisë.

    “Euforia kaloi. Ndeshja ku protagonistë ishin futbollistët shqiptar përfundoi ashtu siç ne dëshiruam, na kënaqën zemrat. Ju lumtë shqipe. Sporti ka edhe politikë! Kjo tashmë është bërë ashiqare në çdo garë të madhe sportive. Provokime ka në çdo ndeshje, në çdo sport. Me qëllime nga më të ndryshmet. Analizë për ngjarjet sportive sa ma pak njerëzit që janë laik, edhe nuk dinë e shpesh ja huqin se nuk kuptojnë mirë se çfarë emocione ka. Shqiptarët këndej në trojet tona, por edhe gjithandej nëpër botë po tregojnë vlera e kjo po sjellë situata si të atij trajnerit të pisët që gati e kapi zemra”, ka shkruar Driton Kuka.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.