Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kundër Italisë nuk luhet vetëm për kualifikimin, fitorja e Shqipërisë vlen 1 milionë euro
    Ballina-1

    Kundër Italisë nuk luhet vetëm për kualifikimin, fitorja e Shqipërisë vlen 1 milionë euro

    14/06/2024 10:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria do të nisë mbrëmjen e së shtunës rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian Gjermani 2024.

    Kundërshtari i parë i kuqezinjve do të jetë Italia, ndërsa pas saj e presin edhe dy rivalë mjaft të fortë si Kroacia dhe Spanja. Megjithatë stafi dhe lojtarët e ekipit kombëtar janë të vendosur për të mos qenë thjesht pjesëmarrës në këtë turne, por të synojnë atë që për shumë persona mund të quhet e pamundur, kalimin e grupit. Por të shtunën në mbrëmje nuk luhet vetëm për prestigj dhe kualifikim.

    Në lojë janë edhe shpërblimet e UEFA-s. Kështu në rast fitoreje në fazën e grupeve, Kombëtaret do të shpërblehen me 1 milionë euro. Sakaq barazimi vlerësohet me 500 mijë euro. Më tej UEFA do të japë 2.5 milionë euro për kualifikim në çerekfinale, 4 milionë euro për ekipin që shkon në gjysmëfinale dhe 5 milionë euro do të vlerësohet mbërritja në finale. Ndërkohë, fituesi i trofeut do të marrë një bonus prej 8 milionë eurosh nga qeveria evropiane e futbollit. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.