Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në “play-off”
    Ballina-1

    Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në “play-off”

    19/11/2024 19:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës e di tashmë përafërsisht se me cilin kundërshtar mund të ndeshet në “play-off”-in e Ligës së Kombeve.

    “Dardanët” kanë përfunduar në vendin e dytë të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve me 12 pikë apo tri më pak se Rumania e para dhe me ndeshjen mes tyre e cila ka mbetur për t’iu dhënë epilogu përfundimtar nga UEFA.

    Kështu, Kosova do të luajë një ndeshje të “play-off”-it me një nga vendet e treta të grupeve të Ligës B, për të provuar promovimin në një ligë më lartë ose mbetjen në Ligën C.

    Por, kush janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në “play-off”-in e Ligës B?

    Irlanda dhe Slovenia janë dy nga kundërshtarët e mundshëm të sigurt, pasi kanë përfunduar në pozitën e tretë në Grupin 2, respektivisht në Grupin 3 të Ligës B.

    Në anën tjetër, nga Grupi 1, të gjitha ekipet janë në lojë për të përfunduar në pozitën e tretë dhe Kosova mund të luajë me njërën mes Çekisë, Gjeorgjisë, Shqipërisë apo Ukrainës.

    Në Grupin 4, gjithashtu pozita e tretë është në lojë, ku Kosova mund të ndeshet me njërën mes Uellsit ose Islandës.

    Kundërshtarët e mundshëm për playoffin e Ligës B

    – Shqipëri, Çeki, Gjeorgji ose Ukrainë

    – Irlandë 

    – Slloveni 

    – Uells ose Islandë.

    TË LIDHURA

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.