Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kundërshtari i Krasniqit u detyrua të dorëzohej shkaku i lëndimit të brinjve
    Ballina-2

    Kundërshtari i Krasniqit u detyrua të dorëzohej shkaku i lëndimit të brinjve

    26/02/2023 11:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Haxhi Krasniqi bëri rikthim triumfal të shtunën mbrëma në Mynih.

    Krasniqi mposhti boksierin rus që jeton në Belgjikë, Timur Nikarkhoev, me dorëzim. Nikarkhoev nuk doli nga këndi për fillim të rundit të gjashtë. Meçi i kategorisë së rëndë ishte paraparë të zhvillohej në dhjetë runde.

    Për Krasniqin ishte meçi i parë që nga tetori i vitit 2021.

    Ekipi i Nikarkhoevit ka treguar për KOHËN arsyen që çuan te dorëzimi i boksierit.

    “Timurit mori frakturë në brinjë në rundin e katërt dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte më. Në katër rundet e para ishte mjaft mirë, por mori atë lëndim që e pamundësoi vazhdimin”, ka thënë menaxheri i Nikarkhoevit, Filiep Tampere.

    Për Krasniqin ishte fitorja e 52-të në boksin profesionist, e 20-ta me ndërprerje, karshi shtatë humbjeve. Rusi Nikarkhoev pësoi humbjen e pestë karshi 26 fitoreve.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.