Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kupa e Botës fillon me skandale: 8 lojtarë të Ekuadorit morën ryshfet për të humbur ndeshjen kundër Katarit?
    Ballina-1

    Kupa e Botës fillon me skandale: 8 lojtarë të Ekuadorit morën ryshfet për të humbur ndeshjen kundër Katarit?

    18/11/2022 12:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Organizimi i Kupës së Botës është një përgjegjësi e madhe, të cilën Katari nuk duket se po e trajton mirë. 

    Javëve të fundit, ka pasur raportime në rritje që ekspozojnë shkeljen e të drejtave të njeriut, vendin dhe mungesën e garancive që ata kanë për të përballuar një ngjarje që bashkon kultura të shumta nga e gjithë bota.

    Sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë nikoqirët e Botërorit po përballen me akuza të rënda, të cilat do t’i linin në një dritë të keqe.

    Sipas Amjad Taha, ekspert në çështjet strategjike politike dhe drejtor rajonal i qendrës britanike në Arabinë Saudite, tetë lojtarëve të Ekuadorit dyshohet se u janë dhënë ryshfet 7.4 milionë dollarë në këmbim të fitores në ndeshjen kundër Katarit.

    A ka presion që Ekuadori të humbasë kundër Katarit?

    Eksperti paralajmëroi se burime të brendshme nga Ekuadori dhe Katari konfirmuan operacionin dhe i kërkuan botës që të kundërshtojë ” korrupsionin e FIFA-s”.

    Sipas raportit, persona nga Katari u kanë ofruar ekuadorianëve që t’i linin të fitonin me rezultat 0:1, me një gol në pjesën e dytë në këmbim të një tarife të madhe parash.

    Publikime të tilla është e vështirë të injorohen, pasi Katari është akuzuar në të kaluarën se i ka dhënë ryshfet FIFA-s me miliona dollarë për t’u zgjedhur si organizator i Kupës së Botës.

    Tre ditë para fillimit të Kupës së Botës, as qeveria dhe as Federata e Futbollit të Katarit nuk janë komentuar mbi faktet.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.