Futboll ndërkombëtar

Kupa e Botës: Këto janë oraret ditore të ndeshjeve në fazën e grupeve në “Katar 2022”

Kupa e Botës: Këto janë oraret ditore të ndeshjeve në fazën e grupeve në “Katar 2022”

Edhe nëntë ditë kanë mbetur deri te fillimi i Kampionatit Botëror për shtete e cila do të mbahet në Katar. Kupa e Botës “Katari 2022” nis më 19 nëntor dhe mbaron më 18 dhjetor me finalen e madhe. Ndeshja e parë hapëse do të zhvillohet mes shtetit nikoqir Katarit dhe Ekuadorit e vlefshme për Grupin

Besnik Batusha

Edhe nëntë ditë kanë mbetur deri te fillimi i Kampionatit Botëror për shtete e cila do të mbahet në Katar.

Kupa e Botës “Katari 2022” nis më 19 nëntor dhe mbaron më 18 dhjetor me finalen e madhe.

Ndeshja e parë hapëse do të zhvillohet mes shtetit nikoqir Katarit dhe Ekuadorit e vlefshme për Grupin A. Kjo sfidë do të luhet nga ora 17:00.

Duelet e fazës së grupeve do të luhen në tri orare brenda një dite.

Takimi i parë i ditës nis nga ora 14:00, për të vazhduar më pas me ballafaqimin e dytë që zhvillohet nga ora 17:00, teksa ndeshja e fundit e ditës luhet me fillim nga ora 20:00.

Kombëtarja e Francës ishte ajo që e fitoi për herë të fundit Kupën e Botës katër vite më parë në Rusi.

Katar 2022Kupa e BotesOraret

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions