Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kupa e Greqisë në “Air Albania”, FSHF jep miratimin
    Ballina-2

    Kupa e Greqisë në “Air Albania”, FSHF jep miratimin

    08/05/2023 20:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në Greqi ka nisur të marrë gjithnjë e më shumë jetë ideja që finalja e Kupës së Greqisë të zhvillohet në Shqipëri në impiantin Air Albania.

    Sfida mes AEK të Athinës dhe PAOK-ut të Selanikut ishte planifikuar të luhej ditën e sotme, por për shkak të trazirave që pritej të ndodhnin nga tifozeritë e dy skuadrave, policia nuk mori përsipër organizimin.

    Në këtë formë, Federata Greke nisi të mendoj për ta zhvilluar këtë sfidë jashtë kufijve me Qipron opsionin e parë.

    Por, qipriotët refuzuan ta merrnin përsipër organizimin dhe në këtë pikë, grekët kanë marrë miratimin nga Federata Shqiptare që ndeshjen mes AEK-ut dhe PAOK-ut ta zhvillojnë në Tiranë, në stadiumin Air Albania.

    Dy opsione të tjera janë edhe Serbia me Rumaninë, por për momentin vetëm nga Shqipëria ka një përgjigje pozitive dhe mbetet për t’u parë tashmë si do të vendosë Federata Greke. Ndeshja mes PAOK dhe AEK është planifikuar të luhet më datë 24 maj. /SS/

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.