Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kupa e Kosovës rikthehet në aksion, sot vendosen dy skuadrat finaliste
    Ballina-2

    Kupa e Kosovës rikthehet në aksion, sot vendosen dy skuadrat finaliste

    19/04/2023 11:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kupa e Kosovës rikthehet në aksion sot me ndeshjet e kthimit gjysmëfinale.

    Katër skuadra do të zbresin në fushë me të vetmin qëllim, të sigurojnë një biletë për finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

    Gjilani dhe Prishtina janë nikoqir të Llapit respektivisht të Vushtrrisë me dy skuadrat vendase që morën fitoren dy javë më parë në fushat e kundërshtarëve.

    Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku të besuarit e Zekirija Ramadanit presin Llapin.

    Gjilani ka marrë fitore të madhe 1-2 në ndeshjen e parë dhe synon që sot mos të humbas për të kaluar në finalen e madhe pas 20 viteve pritje.

    Në anën tjetër Llapi nuk është dorëzuar pasi udhëton në Gjilan për përmbysjen e madhe dhe të shkoj për herë të tretë radhazi në finale, ku dy të kaluarat i ka fituar.

    Ndeshja tjetër do të zhvillohet në kryeqytet me Prishtinën që është nikoqir i Vushtrrisë.

    Kryeqytetasit triumfuan në ndeshjen e parë me rezultat 2-1 dhe kërkojnë një tjetër triumf. Në anën tjetër Vushtrria synon që të bëjë mrekullinë në ‘Fadil Vokrri’ për të kaluar në finale.

    Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00.

    TË LIDHURA

    Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

    24/06/2025 23:07

    Zhvillime të reja rreth kalimit të Vedat Muriqit te Besiktas – bisedimet kanë filluar

    24/06/2025 21:36

    Lyoni bie në ligën e dytë

    24/06/2025 21:31

    Daja me Dinamo Cityn mposhtin thellë Ballkanin në miqësore

    24/06/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.