Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kupa e Kosovës rikthehet sot me ndeshjet gjysmëfinale, sytë kah Podujeva
    Ballina-1

    Kupa e Kosovës rikthehet sot me ndeshjet gjysmëfinale, sytë kah Podujeva

    05/04/2023 10:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me ndeshjet e para gjysmëfinale.

    Vëmendja e të gjithëve do të jetë në Podujevë, ku Llapi do ta presë Gjilanin, në përballjen kryesore të kësaj faze.

    Llapjanët do të mundohen ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit për ta krijuar një epërsi solide para ndeshjes së kthimit, që do të luhet në Gjilan.

    Ekipi nga “Zahir Pajaziti” e synon Kupën për herë të tretë radhazi dhe përmes saj mund të luajë prapë në garat evropiane.

    Kurse, gjilanasit po ashtu do të tentojnë të nxjerrin rezultat të favorshëm në Podujevë para se të luajnë në shtëpi në lojën e kthimit.

    Në duelin tjetër, Vushtrria e pret ekipin e rikthyer në formë, Prishtina.

    Kryeqytetasit shihen favoritë për të fituar sot dhe për të shkuar në finale, duke e pasur parasysh se vushtrriasit garojnë në një nivel më të ulët garash dhe nuk e kanë fuqinë e prishtinasve.

    Sidoqoftë, vushtrriasit do të mundohen t’i kënaqin shikuesit e tyre, të paktën në lojën e parë, që do ta luajnë në shtëpi.

    Dy ndeshjet e sotme të Kupës së Kosovës do të nisin në orën 15:00.

    Faza gjysmëfinale e Kupës shkon me sistemin vajtje/ardhje. /

    TË LIDHURA

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.