Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kuqezinjtë mposhtin Cagliari dhe vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Italisë
    Ballina-2

    Kuqezinjtë mposhtin Cagliari dhe vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Italisë

    03/01/2024 00:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milan ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Cagliarit me shifrat 4-1, sfidë e vlefshme për Kupën e Italisë.

    Ai që hapi serinë e golave ishte sulmusei serb, Luka Jovic, pasi në minutën e 29′ mori një top nga Theo Hernandez dhe e dërgoi në rrjetë.

    Pak minuta më vonë, në të 42-tën, Theo Hernandez asiston përsëri për Jovic dhe serbi dyfishon shifrat, duke mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 2-0.

    Në fragmentin e dytë të ndeshjes, Chaka Traore realizoi golin e tretë për kuqezinjtë në minutën e 50′. Cagliari arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 87′ me anë të Paulo Azzi.

    Milan nuk mjaftohet me kaq, pasi në minutën e 91′, Rafa Leao lë shenjë duke shënuar edhe golin e katërt.

    Me këtë fitore, Milan kualifikohet për në çerekfinale dhe do të ndeshet me fituesin e sfidës mes Atalanta dhe Sassuolo.

    TË LIDHURA

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.