Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Kosovës dhe Sllovakisë në kuadër të kualifikimit për Kampionatin botëror, futbollistët dardanë po vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën evropiane.
Emra si Muriqi, Asllani, Hajdari, Avdullahu, Vojvoda, Muslija, Krasniqi, Dellova etj po tregojnë formë të jashtëzakonshme me klubet e tyre, duke rritur pritjet dhe optimizmin për Kombëtaren.
Dy prej figurave kryesore të këtij brezi janë pa dyshim Fisnik Asllani dhe Vedat Muriqi.
Sulmuesi i Hoffeheimit, Asllani, po fiton gjithnjë e më shumë besimin e interesim në një nga klubet më të mëdha të Evropës siç është Barcelona. Me vizionin e tij në lojë, pasimet precize dhe qetësinë para portës, ai po dëshmon se është një nga talentet më premtues të rajonit dhe një motor i rëndësishëm për Kosovën.
Në anën tjetër, sulmuesi shtatlartë Vedat Muriqi po vazhdon të jetë një forcë e frikshme në sulm me Mallorcan në La Liga. I njohur për fuqinë fizike, lojën në ajër dhe instinktin për gol, “Pirati” mbetet arma kryesore e Kosovës në fazën ofensive.
Forma e tyre në Evropë është një sinjal i qartë se Kosovan në sfidën ndaj Sllovakisë po hyn me vetëbesim dhe ambicie të mëdha. Me liderë si Asllani dhe Muriqi, tifozët dardanë kanë arsye të besojnë se skuadra mund të arrijë një tjetër rezultat të madh.
Kur yjet shkëlqejnë në klubet e tyre, drita e tyre ndriçon edhe fanellën e Kosovës. Dhe në prag të kësaj ndeshjeje, shpresa dhe krenaria dardane janë më të forta se kurrë.
