Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kur luhen gjysmëfinalet dhe finalja – gjithçka që duhet të dini për përfitimet e ekipeve pjesëmarrëse në Katar 2022
    Ballina-1

    Kur luhen gjysmëfinalet dhe finalja – gjithçka që duhet të dini për përfitimet e ekipeve pjesëmarrëse në Katar 2022

    10/12/2022 23:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kanë përfunduar çiftet çerekfinale të Botërorit, pas të cilave në duelet gjysmëfinale do të garojnë Argjentina, Kroacia Franca dhe Maroku.

    Lionel Messi dhe Luka Modric, do të cilët takohen të martën nga ora 20:00 dhe do të jenë të parët që do të zbresin në fushë.

    Një ditë më vonë në të njëjtën orë do të luajnë Franca dhe Maroku.

    Ndeshja për vendin e tretë është caktuar të shtunën nga ora 16:00, ndërsa finalja do të luhet të dielën me fillim nga ora 16:00.

    Përfitimet 

    Edhe pse çdo skuadër duhet të paguante më pak se 1.5 milion euro për tu regjistruar që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Katarit, të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të kthehen nga ky vend shumë më të pasura.

    Për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, FIFA ka ndarë një çmim prej 8.7 milionë euro për secilën përzgjedhje, ndërsa për kualifikimin në 1/8, ekipet marrin nga 12.5 milionë euro.

    Për arritjen në çerekfinale pritet një çmim prej gati 16.5 milionë euro, ndërsa vendi i katërt do të shpërblehet me 24 milionë euro.

    Për vendin e tretë është i garantuar një çmim prej 26 milionë euro.

    Nënkampioni do të arkëtojë 30 milionë euro, kurse kampioni i botës gjithsej 42 milionë euro. 

    TË LIDHURA

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01

    Historik i shkurtër i kundërshtarit të Prishtinës në Ligën e Europës

    17/06/2025 20:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.