Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kur pritet vendimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë
    Ballina-1

    Kur pritet vendimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë

    15/09/2023 18:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vendimi i UEFA-s për ndeshjen Rumania – Kosova pritet javën e ardhshme. Kështu ka shkruar të premten mediumi i fuqishëm rumun “fanatik.ro”, duke cituar Horia Ivanovicin, udhëheqësin e një programi televiziv rumun. Ivanovici, që është figurë e njohur televizive në Rumani, beson se kryetari i Federatës rumune, Razvan Burleanu, do të kryejë punë dhe vendimi i UEFA-s nuk do të jetë i rëndë.

    UEFA të enjten hapi procedurë disiplinore ndaj Federatës rumune, që akuzohet për pesë shkelje. Ndeshja Rumani – Kosovë ishte ndërprerë për 50 minuta pasi në tribuna u shfaqu panoja “Kosova është Serbi”. Kishte thirrje anti-Kosovë po ashtu, ndërsa është fishkëllyer himni i Kosovës.

    “Të shohim nëse stadiumi do të suspendohet tërësisht apo pjesërisht. Nëse do të luhet pa shikues apo jo. Të shpresojmë që nuk do të jemi pa shikues në ndeshjen ndaj Zvicrës. Do të ishte e çmendur të humbim kualifikimin në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës, në stadium të zbrazët. Do të mund të hynim në histori të futbollit me atë që do të ndodhte”, ka thënë Ivanovici.

    Regjistrimi i ndeshjes me rezultat zyrtar në të mirë të Kosovës nuk është opsion. Rezultati do të mbetet i njëjtë, 2:0 për Rumaninë, ndërsa priten vetëm dënime ndaj Federatës rumune.

    “Besoj se Burleanu do të jetë i fortë. Ai nuk mund t’i ndryshojë rregullat, por autoriteti dhe reputacioni i tij si njeri serioz do të kenë shumë ndikim. Jam optimist se do të luajmë ndeshjet të paktën me gjysmën e stadiumit të mbushur me shikues”, ka shtuar Ivanovici.

    Rumunët vlerësojnë se gjasat janë të mëdha që të mbyllen sektorë të caktuar të stadiumit për dy ndeshjet e ardhshme si vendës.

    TË LIDHURA

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23

    Rezultat i paparë në finalen e Wimbledonit: Iga Swiatek shkruan histori me fitore spektakolare

    12/07/2025 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.