Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kurti: Javën e ardhshme nis procedura e tenderimit për stadiumin e qytetit të Gjilanit
    Ballina-1

    Kurti: Javën e ardhshme nis procedura e tenderimit për stadiumin e qytetit të Gjilanit

    01/12/2023 15:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tri projektet që po cilësohen si gjigante për komunën e Gjilanit ishin ndër temat që zunë vend në takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të qytetit, Alban Hyseni.

    Këto projekte janë stadiumi i qytetit, një investim rreth 15 milionë eurosh.

    Për këtë, Kurti gjatë takimit tha që do filloj procedura e tenderimit gjatë javës së ardhshme. Kanë kaluar 6 vjet prej kur kanë filluar punimet, janë ndërruar dy kryetarë komune e katër ministra të Sportit por Stadiumi i Gjilanit ende nuk ka përfunduar. Ndërkaq, dy klubet e  Gjilanit, Drita dhe Gjilani, të cilat aktualisht po i zhvillojnë ndeshjet si vendas në një stadium ndihmës.

    Ndërkaq, dy projektet tjera janë unaza rrugore e qytetit me 26 milionë euro kosto, dhe i treti bulevardi me 12 milionë euro. Këto dy të fundit, janë të buxhetuara për vitin e ardhshëm.

    Për bulevardin, u tha që janë planifikuar rreth 20 mijë metra katrorë hapësirë publike, me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor, shkruan në komunikatën e Qeverisë.

    “Në Gjilan pra siç shihet po vij për punë dhe po gjejmë punë sepse popullsia e Gjilanit ashtu sikurse edhe kryetari i Gjilanit janë njerëz punëtorë. Për të filluar projekte, për të parë punimet, për t’i përuruar ato, dhe këso lloj vizitash do të vazhdojnë të shpeshtohen për shkak se edhe punët janë gjithnjë e më të mëdha”- ka thënë Kurti.

    Kryetari, Alban Hyseni, tha se e ka njoftuar nga afër Kurtin për projektet që i kanë përfunduar dhe realizuar, në fushën e infrastrukturës, shëndetësisë, mirëqenies sociale e të arsimit ndër të tjera.

    Një prej tyre që u theksua si arritje e komunës është investimi 1 milion euro në Shkollën e Mesme Teknike, ku sipas tij është dyfishuar numri i nxënësve në dy vitet e para në ktahasim me  numrin e përgjithshëm për tri vitet tjera.

    Në këtë shkollë janë 12 profile të ndryshme nga mekatronika, shkencat kompjuterike, deri tek hidroinstaluesit, instaluesit e ngrohjeve qendrore, profile të tjera që janë inxhinieria e kështu me radhë.

    Gjatë kësaj vizite në Gjilan, Kurti do të ndjekë nga afër punimet që po bëhen në rrugën “Hamdi Kurteshi”, dhe po ashtu do të marrë pjesë në përurimin e Parkut “Banja”, në Gjilan.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.