Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kurti për “Dardanët” pas fitores ndaj Lituanisë: Krenar me qëndrimin e pathyer
    Ballina-2

    Kurti për “Dardanët” pas fitores ndaj Lituanisë: Krenar me qëndrimin e pathyer

    19/11/2024 09:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Lituanisë me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, kryeministri Albin Kurti ka shprehur krenarinë për performancën e dardanëve.

    Në një postim në Facebook, ai ka theksuar rëndësinë e fitores dhe frymën luftarake të ekipit.

    “Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për të fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përmbyllen këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi të tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, ka shkruar Kurti.

    Kjo fitore e vendos Kosovën në vendin e dytë në grup me 12 pikë, ndërkohë që ende nuk është regjistruar rezultati i ndeshjes së ndërprerë me Rumaninë.

    Rumania kryeson grupin me 15 pikë.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.