Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kurti priti karateistet e Kosovës, fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë
    Ballina-2

    Kurti priti karateistet e Kosovës, fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë

    02/11/2023 16:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka pritur sot në takim ekipin e Kosovës në karate, në konkurrencën e vajzave, i përbërë nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gervalla, i cili ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë, që u mbajt nga 24-29 tetor në Budapest të Hungarisë.

    Me këtë rast, kryeministri Kurti i uroi për suksesin e arritur në Kampionatin Botëror, në të njëjtën kohë u dëshiroi atyre suksese të mëtejme duke i siguruar mbështetje institucionale në mënyrë që të vazhdojnë me rezultate e suksese tjera.

    Sportistet falënderuan kryeministrin Kurti për pritjen dhe mbështetjen. Gjatë bashkëbisedimit ato ndanë me të përvojat e tyre nga pjesëmarrja në kampionat dhe rrugëtimin e tyre në karrierën profesionale.

    Ky sukses vlerësohet historik pasi që është fituar për herë të parë në konkurrencën e femrave dhe në nivel ekipor në karate. Kosova në këtë kampionat regjistroi katër fitore duke mposhtur Anglinë, Zvicrën, Francën dhe Kazakistanin dhe vetëm një humbje, nga Japonia, e cila më pas arriti deri në final. Vlen të theksohet në këto pesë meçe të Kosovës, karateistja Fortesa Orana ka qenë e pamposhtur duke shënuar pesë fitore. Në këtë garë, morën pjesë gjithsej 55 shtete nga e gjithë bota

    TË LIDHURA

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41

    Ferizaj nuk kërkon falje, thotë se akuzat për thirrje raciste janë të pabaza!

    15/02/2026 19:35

    FBK-ja reagon ashpër për sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina

    15/02/2026 19:24
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.