Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kush është 16 vjeçari që po “çmend” ekipet evropiane? Dje theu rekordin 106 vjeçar dhe festoi si Haaland! (Video)
    Futboll ndërkombëtar

    Kush është 16 vjeçari që po “çmend” ekipet evropiane? Dje theu rekordin 106 vjeçar dhe festoi si Haaland! (Video)

    26/10/2022 18:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti brazilian, Endrick e forcoi më tej statusin e tij si një nga talentet e rinj më emocionues të futbollit botëror, duke thyer një rekord 106-vjeçar të martën mbrëma.

    Adoleshenti, Endrick Felipe Moreira de Sousa, festoi ditëlindjen e tij të 16-të në korrik.

    Ai u bë viral në fillim të këtij viti pasi shënoi disa gola të mirë në moshën vetëm 15 vjeç. Endrick raportohet se kishte shënuar 165 gola në 169 ndeshje për Palmeiras në nivelin e të rinjve.

    A ka Endrick një klauzolë lirimi?

    Disa muaj më vonë, në maj, Endrick arriti një marrëveshje me Palmeiras për të nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale, sipas Fabrizio Romano.

    I riu vendosi një kontratë trevjeçare, e cila përmbante një detaj shumë të rëndësishëm: një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro.

    Talenti brazilian Endrick thyen rekordin 106-vjeçar

    Tani ka një shans edhe më të madh që një nga klubet më të mira evropiane të aktivizojë klauzolën e lirimit në të ardhmen e afërt, pasi ai u bë lojtari më i ri në historinë e Palmeiras që shënon një gol me ekipin e parë, në moshën 16 vjeçare.

    Endrick theu një rekord që zgjati 106 vjet duke kaluar Heitor, i cili shënoi me të njëjtin klub në moshën 16 vjeçare .

    “Ajo që Zoti bën në jetën time është e pashpjegueshme,” ka thënë Endrick pasi shënoi golin e tij të parë profesional.

    Palmeiras ishte duke humbur 1-0 ndaj Athletico Paranaense kur Endrick u dërgua në lojë në pjesën e parë nga trajneri Abel Ferreira.

    Sulmuesi i talentuar më pas shënoi dy gola në 11 minuta për të kthyer ndeshje, të cilat siguruan të tre pikët.

    Shikoni golat e parë profesional të Endrick këtu:

    Qual é o tamanho de um SONHO? Olha, não sei mensurar… mas marcar DOIS gols com 16 anos com a camisa do Palmeiras deve ser inexplicável. Ainda mais vindo de um moleque que passou dificuldades e venceu na vida! Que momento, @endrickii! Aproveite! É só o começo… pic.twitter.com/Lb8dSjyukx

    — TNT Sports Brasil (@TNTSportsBR) October 26, 2022
    TË LIDHURA

    Trepça mund të bëhet kampione sot, Bashkimi e synon barazimin e serisë finale

    21/05/2025 10:34

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.