Pas një karriere të lavdishme me Barcelonën, tranferimi i Leo Messit tek PSG bëri bujë të madhe në vitin 2021.
E vetëm 16 ditë më vonë, zhurmë të madhe bëri edhe rikthimi i Cristiano Ronaldo në Manchester United.
Messi, në fitoren e PSG 7-2 kundër Maccabi Haifa në Ligën e Kampionëve, e zhvilloi ndeshjën e 50 zyrtare me fanellën e parisienëve. Argjentinasi, të martën dhuroi paraqitje mbreslënëse duke shënuar dy gola e dhuruar po aq asistime përballë ekipit izraelit.
Në fakt sezonin e kaluar, 35-vjeçari e pati të vështirë për t’u ambientuar me klubin francez. Messi sezonin e parë shënoi vetëm 11 gola e dhuroi 15 asiste në të gjitha garat.
Por në edicionin 2022/23, argjentinasi është shpërthyes. Deri më tani në 16 lojë të zhvilluara, “La Pulga” ka kontribuar në 23 gola, 11 herë ka realizuar vetë kurse ka 12 asistime.
Brenda 50 paraqitje me PSG, shtatë herë fituesi i topit të artë ka arritur ta tundë rrjetën e kundërshtarëve 22 herë derisa ka kontribuar me 27 asistime për shokët e ekipit.
50 ndeshje zyrtare i ka arritur edhe Cristiano Ronaldo pas rikthimit tek Manchester United.
Por ndryshe nga Messi, Ronaldo ishte fantastik në edicionin e parë pas rikthimit te “Djajtë e Kuq”. “CR7” zhvilloi 39 ndeshje dhe shënoi 24 gola e 3 asistime në të gjitha garat në sezonin 2021/22.
Por gjërat kanë ndryshuar që kur Eric Ten Hag u emërua trajner i Manchester United.
Portugezi nën urdhërat e holandezit ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje e ka arritur të shënoi veç 2 herë e ka vetëm 1 asist.
Në total, pesë herë fituesi i topit të artë ka 26 gola e vetëm 4 asistime me Manchester United që nga sezoni 2021/22.
Messi qëndron më mirë se Ronaldo me tituj që nga transferimi i tyre në ekipet e reja.
Argjentinasi u shpall kampion i Francës dhe fitoi Superkupen e Francës me ekipin e PSG ndërsa portugezi nuk ka arritur të ngris lartë trofe me Manchester United.