Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kush është Sylvinho, trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare?  
    Ballina-2

    Kush është Sylvinho, trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare?  

    30/12/2022 00:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-mesfushori i njohur brazilian, Sylvinho është trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, kështu bëjnë me dije për “Supersport.al” burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Si futbollist, 48-vjeçari ka pasur një karrierë të shkëlqyer, duke veshur fanellat e klubeve si Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona e Manchester City, ndërsa prej 2011-ës ka varur këpucët në gozhdë, për t’iu përkushtuar trajningut.

    Eksperienca e parë si trajner ishte ajo e ndihmësit të Tites te Corinthias, ndërsa në dhjetor të 2014-ës u transferua në Milanon zikaltër, për të bërë ndihmësin e Roberto Mancinit në pankinën e Interit. Më 2016-ës u bë sërish krahu i djathtë i Tites, këtë herë në përfaqësuesen e Brazilit, ndërsa në 2019-ën provoi eksperiencën e parë si trajner i parë i një klubi të njohur.

    Ishin francezët e Lyonit ata që i besuan pankinën, por eksperienca në Ligue 1 zgjati pak për Sylvinhon, që u shkarkua në tetor të 2019-ës, vetëm 4-5 muaj pas emërimit. Më pas, në maj të 2021-shit Sylvinho u emërua trajner i Corinthiasit, ku rezistoi thuajse një vit, pasi u shkarkua në shkurt të këtij viti.

    Aktualisht Sylvinho është i papunë dhe në pritje të një shansi për të treguar se vlen edhe si trajner, teksa Kombëtarja Shqiptare ndoshta do të jetë një trampolinë e mirë drejt ligave të njohura europiane për brazilianin 48-vjeçar.

    TË LIDHURA

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.