Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kush me kë përballet në xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll?
    Ballina-2

    Kush me kë përballet në xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll?

    21/10/2022 14:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vetëm një ditë pushim, Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll kthehet në aksion.

    Drita, që është lidere aktuale në elitën e futbollit kosovar, të shtunën do të ballafaqohet me Ferizajn. “Intelektualët”, synojnë të kthehen tek fitorja pas disfatës në shtëpi nga Prishtina, 1-2. Ky duel është ndërmjet vendit të parë dhe të fundit në tabelë. Sfida mes tyre zhvillohet nga ora 13:00 në kanalin sportiv të platformës Artmotion, Sport2.

    Në të njejtën ditë dhe kohë, ndeshje interesante do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Prishtina e mirëpret ekipin e Llapit në kryqeytet.

    Sfidë e nxehtë do të zhvillohet edhe në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Trepça ’89, pas disfatës nga Ballkani, e kërkon medoemos fitoren në xhiron e 13-të, ku për kundërshtar e ka Gjilanin i cili poashtu në javën e 12-të u mposht në shtëpi nga Drenica. Ky takim do të transmetohet të dielën direkt në Klan Kosova, nga ora 13:00.

    Në ditën e dielë, janë edhe dy ballafaqime tjera interesante.

    Nga ora 13:00, Drenica në stadiumin “Bajram Aliu” e pret ekipin e Malishevës e cila është e motivuar pas triumfit të fundit ndaj Ferizajt me rezultat të thellë, 0-6.

    Kurse, ndeshja që e mbyll xhiron e 13-të do të zhvillohet në Klinë. Aty, Dukagjini e pret kampionin aktual, Ballkanin, i cili synim e ka veç fitoren pasi hap pas hapi po i afrohet kreut të tabelës.

    TË LIDHURA

    ​Muriqi iu drejtohet me një mesazh tifozëve të Majorkës

    16/09/2025 12:51

    Tifozët hodhën shishe të mbushura me zall në drejtim të lojtarëve dhe gjyqtarëve, Vushtrrinë e pret dënimi

    16/09/2025 12:21

    FFK i nxjerr në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Slloveni

    15/09/2025 19:50

    Zyrtare, Serbi – Shqipëri në Leskovc

    15/09/2025 19:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.