Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kush prej futbollistëve kosovar realizuan gola gjatë këtij vikendi në Evropë?
    Ballina-1

    Kush prej futbollistëve kosovar realizuan gola gjatë këtij vikendi në Evropë?

    15/05/2023 16:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    E fitoi topin në ajër dhe pasoi tek bashkëlojtari i tij.

    Më pas, Mirlind Daku u fut në zonë të rreptësisë dhe e kreu punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gol për 2-2. Nuk kaluan as dy minuta kur reprezentuesi i kombëtares së Kosovës u tregua edhe një herë më i zoti brenda 16 metërshit. Ai e realizoi golin e epërsisë së Muras ndaj Goricës 3-2.

    Mirlind Daku nuk u ngop më kaq. 25-vjeçari kompletoi Hat Trick dhe ia siguroi skuadrës së tij tri pikë të plota në Ligën e Parë të Sllovenisë. Daku është realizatori i dytë më i mirë në Ligën e Parë në Slloveni me 18 gola, dy më pak se Vipotnik i cili prinë në listën e golashënuesve.

    E në formë fenomenale është duke kaluar edhe Florent Muslija në Bundesliga 2. Në fundjavë ai shënoj super gol në fitoren e Paderborn përballë Heidenheim 3-2. Reprezentuesi i kombëtares së Kosovës në shtatë ndeshjet e fundit me Paderbornin ka kontribuar në nëntë gola, gjashtë shënime e tri asistime.

    Vendimtarë për klubin e tij ishte edhe Patriot Sejdiu. Sulmuesi kosovar në sekondat e fundit të ndeshjes i’a siguroi fitoren Malmos kundër Halmstad, 1-0.

    TË LIDHURA

    Fluminense shkakton befasinë e madhe, eliminon Interin nga Kupa e Botës për Klube

    30/06/2025 23:06

    Paga vjetore e Dakut te Rubin Kazani do të jetë 3 milionë euro

    30/06/2025 22:42

    Lindon Emërllahu shënon super gol në miqësore

    30/06/2025 22:39

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.