Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kushtrim Krasniqi i KOK-ut fiton çmim për dokumentarin “Kosova e Artë” në Kampionatin Botëror të Filmit Sportiv
    Ballina-1

    Kushtrim Krasniqi i KOK-ut fiton çmim për dokumentarin “Kosova e Artë” në Kampionatin Botëror të Filmit Sportiv

    14/11/2022 20:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komiteti Olimpik i Kosovës ka fituar një nga çmimet që janë ndarë në edicionin e 40-të të Kampionatit Botëror të Filmit Sportiv, të organizuar për pesë ditë në Milano të Italisë.

    KOK-ut iu nda çmimi “Mention D’Honneur” në kategorinë “Shpirti Olimpik”.

    Dokumentari i dedikohet rrugëtimit të dy kampioneve tona olimpike Tokio 2020, xhudisteve Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

    Çmimin, autorit të dokumentarit, Kushtrim Krasniqi, ia ndau presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kinemasë Sportive Televizive (FICTS), Franco Ascani.

    Rreth 300 mysafirë ishin të pranishëm në ceremoni, mes tyre edhe personalitete të larta nga

    Komiteti Olimpik i Italisë, Ministria e Sportit të Italisë, drejtues të Federatave Ndërkombëtare, medalistë olimpikë, ish futbollistë të mirënjohur, regjisorë, producentë, etj.

    Me një video mesazh të pranishmit i përshëndeti edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

    140 filma (dokumentarë) sportivë nga mbi 100 shtete kishin aplikuar për çmime.

    Kushtrim Krasniqi është gazetar shumëvjeçar i sportit dhe kontribuues i madh në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. /GazetaSport/

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.