Kuzhinieri i famshëm me nofkën Salt Bae është ndaluar të marrë pjesë në një finale të madhe të kupës në Amerikë për shkak të sjelljes së tij në finalen e Kupës së Botës “Katari 2022”. “US Open Cup”, i barabartë me Kupën FA të Anglisë, bëri të ditur se ka ndaluar kuzhinierin e famshëm të marrë pjesë në ngjarjen e shfaqjes së tyre. Manjati i zinxhirit të restoranteve “Steakhouse Salt Bae”, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokce, u kritikua gjerësisht për veprimet e tij pas finales së Kupës së Botës në Katar, ku ai doli në fushë dhe ndiqte lojtarët dhe theu rregullat e FIFA-s duke e mbajtur trofeun. Kjo ka bërë që edhe FIFA së shpejti të marrë një vendim për ta ndaluar kuzhinierin të marrë pjesë në ngjarjet e mëdha që i organizon ky institucion futbolli.
Dy ditë pas finales, postimi i Salt Bae me trofeun përkrah Lionel Messit, u pëlqye më shumë se 130 mijë herë në Twitter. Për më tepër, video pas finales tregoi një shkëmbim rrëqethës pasi Messi bëri çmos për të shmangur Salt Baen pas fitores së vendit të tij në Kupën e Botës. Pamjet e mediave sociale panë kuzhinierin turk duke u përpjekur me çdo kusht t’i afrohej Messit, duke i vënë dorën në shpatullën e argjentinasit dhe duke e inkurajuar atë t’ia shtrëngonte dorën pa dëshirë, pavarësisht shqetësimit të tij të dukshëm, përpara se të përpiqej ta tërhiqte përsëri trofeun.
Ish-kryetari i Crystal Palacet, Simon Jordan, akuzoi FIFA-n për miqësi pas veprimeve të kuzhinierit Salt Bae, i cili u bashkua me festimet e Argjentinës në fushë. Ai u fotografua me trofeun e Kupës së Botës dhe bëri foto me disa nga yjet e Argjentinës në stadiumin “Lusail”. Në një seri videosh të postuara në Instagramin e tij, manjati i biftekëve ndërpreu disa lojtarë si Angel di Maria, Cristian Romero dhe Lisandro Martinez teksa pozonin me Kupën e Botës, duke e lënë treshen të dukej e hutuar. Gokce dihet se është mik i ngushtë i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe në fakt ka shkelur rregullat strikte të organit qeverisës botëror në lidhje me atë se kush lejohet të prekë trofeun e Kupës së Botës.
“Dizajni i saj aktual daton në vitin 1974”, thuhet në faqen e internetit të FIFA-s. “Si një nga simbolet sportive më të njohura në botë dhe një ikonë e paçmuar, trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA mund të preket dhe mbahet vetëm nga një grup shumë i përzgjedhur njerëzish, ku përfshihen ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA dhe krerët e shteteve”.
Jordan insistoi se FIFA ka thyer rregullat e saj, pasi ka lejuar kuzhinierin turk të futet në fushë pas finales dhe ta prek trofeun e çmuar.
“Është qesharake. Është një pamje qesharake. Sfidon konventën, thyen protokollin e FIFA-s. Është shumë joprofesionale që FIFA të lejojë një person, i cili nuk ka të bëjë me sportin të futet në fushë për të festuar me lojtarët dhe mbi të gjitha ta prekë trofeun. Nuk është dashur të ketë vend për të. Ai nuk duhej të ishte në fushë”, ka insistuar Jordan.