Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ky është futbollisti prishtinas që u mashtrua me dinakëri, ia kapën 100 mijë euro me premtimin se e çojnë në Ajax
    Ballina-2

    Ky është futbollisti prishtinas që u mashtrua me dinakëri, ia kapën 100 mijë euro me premtimin se e çojnë në Ajax

    06/10/2022 16:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot u raportua për mashtrimin me dinakëri të një futbollisti nga Prishtina, të cilit ia morën mbi 100 mijë euro me premtimin se do ta dërgojnë në klubin futbollistik të Holandës ‘Ajax’. Për rastin tashmë janë vënë në dijeni edhe Policia e Prokuroria dhe kanë nisur hetimet.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se futbollisti që ra pre e këtij mashtrimi është 18-vjeçari Endrit Dervodeli, i cili luan futboll aktiv për ekipin KF Ramiz Sadiku.

    Endrit Dervodeli ( nga ana e majtë, me numër 21)

    Bazuar në dëshminë e tij dhënë organeve të hetuesisë, i riu kishte marrë premtime se do t’i mundësohej që të jetë pjesë e ekipit holandez. Mirëpo për këtë ai duhet të paguante para.

    Dhe kur përmenden paratë, nuk bëhet fjalë për 1 mijë e as 10 mijë euro. 18-vjeçari pretendon se i ka dhënë të dyshuarit mbi 100 mijë euro para të ndara në disa pjesë.

    Me të parë se premtimi po mbetet bosh dhe nuk po realizohet, ai është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë, ku para hetuesve ka dhënë detaje lidhur me atë se çfarë ka ndodhur.

    Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Mashtrim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.