Se shqiptarët në perëndim tashmë janë jo vetëm të barabartë, por edhe më të mirë se vendasit, këtë më së miri na e kanë dëshmuar Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri apo Shkodran Mustafi me shokë, të cilët i bëjnë sot krenarë jo vetëm popullin shqiptarë, por edhe në këtë rast popullin zviceran.
Pra, këta djem na kanë dëshmuar se kur shqiptarit i jepen mundësitë e barabarta, nuk ndihet aspak inferior ndaj askujt, madje pa frikë udhëheqin si lider.
Për një rast të tillë po shkruajm sot, e fjala është për djaloshin që ende nuk i ka mbushur 16 vjec dhe vjen nga qyteti i Shkupit, ndërsa me familje jeton në Zvicër.
Miran Ramadani është sulmuesi premtues i Grasshopper Club Zhurich, i cili mbi supe bartë peshën e rëndë të numrit “7”, si sulmues të cilin e bartë me meritë e punë të madhe.
Mirani, një djalë shembullorë, i rritur në një familje të ndershme e puntore shqiptare, me zejen e futbollit ka filluar të merret sapo i ka mbushur 5 vjet tek skuadra e Frauendfeld. TG.CH, ku në të gjitha fazat ka qenë më i miri mes shokëve, ndërsa sot luan, sic e cekëm më lartë, tek skuadra e Grasshopper Club Zhurich.
Mirani ka një perspektivë fantastike përpara tij, pasi që përveq që është shembullorë në fushën e blertë, ai është edhe djalë jashtëzakonisht i disciplinuar e rregullt si në familje, ashtu edhe në shoqëri, cka i garanton atij qëndrueshmëri në karrierë.
Mirani është në prag të kohës kur duhet të vendosë se për cilën përfaqësuese të luaj, ku jemi të bindur se shpejtë do të jetë një garë e ashpër mes Zvicrës (pasi që ka lindur dhe jeton në Zvicër), Maqedonisë së Veriut (pasi që prindërit e tijë kanë prejardhje nga Shkupi), si dhe mes Kosovës e Shqipërisë (për arsyen e vetme se është shqiptar).
Nuk është aspak surprizë nëse nesër Miranin e shohim teksa na bënë krenarë të gjithëvë, pavarsishtë për kë luan, pasi që duhet kujtuar se djaloshi është nip i ish-yllit të Slloga Jugomagnatit (Shkupit të sotëm), krenarisë së qytetit të Shkupit, Ollxhaj Bajrami, i cili me raste edhe si kapiten skuadre, në vitet e tija të arta, ka qenë ndër kontribuesit më të mëdhenjë të historisë së lavdishme të Slloga JM.
Neve na mbetet të i urojmë shëndet Miran Ramadanit, e nëse i vjen ftesa nga Kosova apo Shqipëria, të mos ketë dilema.