Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lacazette po e shtyn Lyonin drejt Evropës dhe po e sfidon Mbappen për “Këpucën e Artë”
    Ballina-2

    Lacazette po e shtyn Lyonin drejt Evropës dhe po e sfidon Mbappen për “Këpucën e Artë”

    12/05/2023 22:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Golat e sulmuesit Alexandre Lacazette kanë dalë mbi dobësitë e Lyonit në mbrojtje dhe po ndihmojnë tentimin e vonshëm të skuadrës për të siguruar një vend që dërgon në kupat evropiane në edicionin e ardhshëm.

    Kjo u konfirmua të dielën e kaluar kur paraqitja e jashtëzakonshme e sulmuesit, përkatësisht katër golat e tij, ndihmuan Lyonin të fitonte 5:4 ndaj Montpellierit që ishte në epërsi 4:1. E gjithë bankina bëri tifo për Lacazetten pas golit të shënuar nga penalltia në kohën shtesë, ndërsa ai shpërtheu në emocione drejt turmës vendase.

    “Ata gola ishin një dhuratë fantastike për mua, ndërsa me këpucët që shënova do të luaj edhe në ndeshjet e tjera deri në fund të edicionit. Mendoj se po më sjellin fat”, tha Lacazette, i cili iu bashkua Lyonit verën e shkuar pas pesë edicionesh në Premier League me fanellën e Arsenalit.

    Golat ndaj Montpellierit e dërguan numrin e përgjithshëm të golave të Lacazettes për Lyonin në 157. Është realizatori i dytë i të gjitha kohërave në klub pas Fleury di Nallo (222). Shpërthimi me katër gola e forcoi më tej statusin e Lacaezettes si një nga lojtarët më të njohur në historinë e Lyonit.

    Me këpucët e tij me fat, Lacazette ka një ambicie tjetër – ta mposhtë yllin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, në garën për golashënuesin më të mirë të ligës franceze. Të dy kanë nga 24 gola të shënuar në ligë, tre më shumë se Jonathan David i Lillet, me katër ndeshje të mbetura deri në fund të edicionit. Lacazette insiston se do ta sfidojë deri në fund Mbappen.

    “Po, jam duke e shikuar në maksimum këtë sfidë personale. E di që nëse shënoj shumë më shumë gola, do ta ndihmoj skuadrën të përmirësohet dhe të përfundojë në pozitën më të lartë të mundshme në tabelë dhe do të luajë në garat evropiane edicionin tjetër”, tha 31-vjeçari.

    Lyoni është i shtati në tabelë me 56 pikë. Rennesi është në vendin e gjashtë vetëm falë goldallimit më të mirë. Lille është tri pikë përpara në vendin e pestë, i cili garanton pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Të tri këto skuadra luajnë të dielën në kuadër të xhiros së 35-të të Ligue 1.

    Lyoni prej orës 13:00 përballet në udhëtim me Clermontin.

    Në mesin e tetë skuadrave më të mira këtë edicion në ligë vetëm Monaco (51) ka pësuar më shumë gola se Lyoni (41).

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.