Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lajm i mirë për Munishin, Prishtinës në duel me Gjilanin i kthehet supermefushori që mungoi me Trepçën ‘89
    Ballina-1

    Lajm i mirë për Munishin, Prishtinës në duel me Gjilanin i kthehet supermefushori që mungoi me Trepçën ‘89

    05/11/2022 12:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    photo by: @Shpend Ahmeti

    Prishtina pas barazimit befasues me Trepçën ’89 në mesjavë (2:2), sot ndeshet me Gjilanin në sfidën që luhet në kuadër të javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Bardhekaltrit në “Fadil Vokrri” nuk kanë alternativë tjetër veç fitores, kjo për ta mbajtur skuadrën me rivalët e kreut, por sigurisht iu duhet shumë punë pasi Gjilani është rival i madh.

    Megjithatë një lajm i mirë për trajnerin Ismet Munishi është fakti se në këtë takim ka në dispozicion edhe mesfushorin Kushtrim Gashi.

    Ai mungoi në takimin e mesjavës për shkak të kartonëve, kështu që sonte është i gatshëm ta ndihmojë ekipin në rikthimin te fitorja.

    Prishtina është në pozitën e  tretë me 22 pikë, ndërsa Gjilani i katërti poashtu me 22 pikë por që ka një ndeshje më shumë. Ndesha Prishtina – Gjilani nis nga ora 18:00.

    photo by: @Shpend Ahmeti

    TË LIDHURA

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19

    Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

    17/03/2026 16:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.