Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të kthehet të luajë sërish në Ligue 1 të Francës.
Mediumet franceze dhe italiane të mërkurën kanë bërë të ditur se Marseille nuk ka hequr dorë nga transferimi i Zhegrovës.
“Marseille mbetet ekip i interesuar për Edon Zhegrovën, pavarësisht se nuk arriti ta trasnferoj gjatë janarit”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.
Për interesimin e Marseillet kanë shkruar edhe mediumet në Francë. Njëra prej tyre është “Get Football”.
Zhegrova më herët ka luajtur me sukses për Lillen. 26-vjeçari kaloi te Juventusi nga skuadra franceze vitin e kaluar.
