Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    LAJMI I FUNDIT| Basketbollistja amerikane, Brittney Griner lirohet nga burgu pas shkëmbimit të të burgosurve me rusin e njohur si “Tregtari i vdekjes”
    Ballina-1

    LAJMI I FUNDIT| Basketbollistja amerikane, Brittney Griner lirohet nga burgu pas shkëmbimit të të burgosurve me rusin e njohur si “Tregtari i vdekjes”

    08/12/2022 16:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Basketbollistja amerikane, Brittney Griner është liruar nga burgu pas një shkëmbimi të të burgosurve mes ShBA-ve dhe Rusisë, ka thënë një zyrtar amerikan.

    Griner ishte burgosur në Rusi pasi u ndalua dhe u dënua në muajin gusht me nëntë vjet burg.

    Amerikania u arrestua në shkurt kur agjentët doganorë thanë se gjetën bombola të ‘vape’ që përmbanin vaj kanabisi në bagazhin e saj në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.

    Brittney Griner

    Ajo u lirua në këmbim të tregtarit të dënuar rus të armëve Viktor Bout, i cili njihet si “Tregtari i vdekjes”.

    Presidenti Joe Biden ka thënë se ai ka folur me zonjën Griner dhe se ajo është “e sigurt” dhe “në rrugën e saj për në shtëpi”.

    Shkëmbimi u bë në aeroportin e Abu Dhabit, sipas Ministrisë së Jashtme ruse.

    Moments ago I spoke to Brittney Griner.

    She is safe.
    She is on a plane.
    She is on her way home. pic.twitter.com/FmHgfzrcDT

    — President Biden (@POTUS) December 8, 2022

    Për gati dy dekada, Bout ishte njëri nga tregtarët më famëkeq të armëve në botë, duke u shitur armë shteteve mashtruese, grupeve rebele dhe kryekomandantëve vrasës në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut.

    Viktor Bout, i njohur si ‘Tregtari i vdekjes’

    Që nga kapja e tij në një aksion të hollësishëm amerikan, shteti rus ka qenë i etur për ta rikthyer atë.

    Autorizimi i Biden për të liruar Bout nënvizon presionin në rritje me të cilin është përballur administrata e tij për të sjellë zonjën Griner. 

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.