Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe gjatë ditës së djeshme, Gjilani ka shlyer borxhet e futbollistëve.
Kanal10 mëson se futbollistëve tanimë i janë shlyer borxhet dhe ata janë të gatshëm që qysh nesër të nisin përgatitjet.
Burimet e Kanal10 gjithashtu konfirmojnë se Zekirja Ramadani ka caktuar orën 13:00 për seancën e parë stërvitore për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.
Gjilani mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e katër me gjithsej 27 pikë të grumbulluara.